Historiku i Fakultetit

Studimet për Arkitekturë në Universitetin e Prishtinës "Hasan Prishtina", filluan si një nga katër (4) departamentet e Fakultetit Teknik, i themeluar në vitin 1961. Nga viti 2019, Fakulteti i Arkitekturës është një nga katërmbëdhjetë (14) njësitë e pavarura të Universitetit të Prishtinës. Deri më tani, në vijimësi dha kontribut në komunitetin akademik, ju dha studentëve dhe alumnive kohë dhe hapësirë për të reflektuar mbi trashëgiminë e pasur të studimeve për arkitekturën. Me krenari feston gjysmë shekullin e krijimit të kuadrove, arritjeve dhe ndikimit domethënës të diplomantëve në mjedisin e projektuar e të ndërtuar në vend, rajon e më gjerë!