Objektivat

Objektivat e Fakutetit të Arkitekturës janë të fokusuara në kuadër të aktiviteteve për arritjen e synimeve në mësimdhënie dhe ngritje të cilësisë së studimeve të arkitekturës në kuadër të arsimit të lartë; në kërkime të vazhdueshme shkencore në fushat e arkitekturës, me fokus në qëndrueshmërinë urb-arkitektonike; urbanizëm dhe planifikim hapësinor; projektim; trashëgimi kulturore; teknologji të aplikuar në arkitekturë; dhe efiçiencë të energjisë; në shërbim të shoqërisë dhe vendit në përgjithësi; arsimim të lartë të kuadrove profesionalisht kompatibile me kërkesat e tregut dhe me standardet evropiane; aktivitete profesionale në fushat e arkitekturës për përmbushjen e kërkesave të ekonomisë së tregut e të institucioneve publike shtetërore; zhvillim të teknologjisë dhe inovacionit në fushën e arkitekturës; bashkëpunim me institucione tjera të arsimit të lartë në nivel nacional, rajonal e ndërkombëtar; dhe bashkëpunim për projekte kërkimore-shkencore e profesionale me institucione vendore e ndërkombëtare.

Qëllimi kryesor i FA-së është që të ketë rol udhëheqës në zhvillimin e arsimit, shkencës, shoqërisë dhe ekonomisë dhe gjithashtu të krijojë dhe të mbështes standardet më të larta në fushën e mësimdhënies dhe mësimnxënies për arkitekturën. Në këtë drejtim mësimdhënia dhe kërkimet shkencore, paraqesin veprimtarinë kryesore të Fakultetit të Arkitekturës, që karakterizohet me bashkëveprimin ndërmjet veprimtarisë mësimdhënëse dhe asaj kërkimore-shkencore, si dhe avansimin e vazhdueshëm akademik të mësimdhënësve e të studentëve.