Trupa këshillëdhënëse

Mbështetur në Statutin e Universitetit të Prishtinës dhe Rregulloren për themelimin dhe parimet e fuksionimit të Trupi Këshillëdhënës i Fakultetit të Arkitekturës (FA) në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Këshilli i Fakultetit të Arkitekturës morri Vendimin për themelimin e Trupës Këshillëdhënëse me Institucionet qeveritare, publike dhe private. Ky organ ka 15 anëtarë nga komuniteti i institucioneve dhe/apo bizneseve. Të gjithë anëtarët e përgëzuan këtë iniciativë dhe u shprehën të gatshëm të përkrahin fakultetin në drejtim të përmirësimit të programeve studimore dhe të ofrojnë mundësi për studentët e këtij fakulteti të kryejnë punën praktike në nivelet e veprimtarisë së tyre institucionale.

Anëtarët e Trupit Këshillëdhënës janë përfaqësuesit nga institucionet/kompanitë me përfaqësues, si:

1. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) – zt. Feim Hoxha, Zv. Sekretar i Përgjithshëm
2. Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) – znj. Valobna Dushi, Drejtore e Departamentit të Industrisë
3. Komuna e Prishtinës – zt. Roland Peraj, Këshilltar politik
4. Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës – zt. Bedri Zyberaj, Drejtor Ekzekutiv
5. Biblioteka Kombëtare e Kosovës – zt. Fazli Gajraku, Drejtor
6. Alumil Kosovo, SH.P.K. – znj. Ilirijana Loshi Blakaj, Konsultente Teknike
7. M-Technology – zt. Rrahman Sopa, Përgjegjës për sektorin e Kontrollit të Kualitetit
8. BAU HOLDING l.l.c. – zt. Leonit Gecaj, Udhëheqës i zhvillimit të projekteve
9. Culutral Heritage without Borders (CHwB) – zt. Salih Shoshi, Drejtor Ekzekutiv
10. Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës (a-a-k) – zt. Masar Dushi, Kryetar
11. ORCA – zt. Rron Gjinovci, Drejtor Ekzektutiv
12. Inovation Center Kosovo – zt. Uranik Begu, Drejtor Ekzektutiv
13. Studio LINKS 4 – znj. Nafije Gashi Ademi, Udhëheqëse / Themeluese.
14. Neptun Kosova SH.P.K. – zt. Valon Osmani, Drejtor I burimeve njerëzore
15. Bionics SH.P.K. – zt. Getoar Ramadani, Menaxher

Në takimin e parë themeltar, 01 Nëntor 2022 u nënshkrua Marrëveshja e Mirëkuptimit me të gjithë anëtarët që ishin prezent dhe u zgjodhën organet udhëheqëse të TK-se, përkatësisht kryetare u zgjodh znj. Nafije Gashi Ademi, përfaqësuese e kompanisë Studio LINK 4 dhe nënkryetar u zgjodh zt. Sali Shoshi, përfaqësues i CHwB.