Rreth nesh

Fakulteti i Arkitekturës, njëri nga 14 njësitë akademike në kuadër të Universitetit të Prishtinës, njihet si fakulteti (ex- departamenti) me përvojë 45 vjeçare në përgatitjen e përgatitjes së profilit të arkitektit në Kosovë. Aktualisht fakulteti ka njëzetepesë (25) mësimdhënës (profesorë dhe asistentë) në marrëdhënie të rregullt pune dhe tetëmbëdhjetë (18) mësimdhënës (profesorë dhe asistentë) në cilësi të bashkëpunëtorëve të angazhuar; dhe ka afër njëmijedyzet (1240) studentë të regjistruar si aktiv.

Fakulteti i Arkitekturës ka Departamentin e Arkitekturës dhe Departamentin e Efiçiencës së Energjisë, respektivisht me programet studimore aktive në vitin akademik 2021/2022, si:

A / Departamenti i Arkitekturës:

1.BSc Arkitekturë - tre (3) vjeçar, me 180 ECTS kredi,

2.MSc Arkitekturë me specializime - dy (2) vjeçar, me 120 ECTS kredi,

3.MSc në Arkitekturë i integruar me BSc - pesë (5) vjeçar, me 300 ECTS kredi.

B/ Departamenti i Efiçiencës së Energjisë:

1.Master Profesional në Efiçiencë të Energjisë, një (1) vjeçar, me 60 ECTS kredi, dhe

2.MSc në Efiçiencë të Energjisë, dy (2) vjeçar, me 120 ECTS kredi (aktualisht në proces të akreditimit).

Për informata të përmbledhura klikoni këtu