Programet

Niveli universitar i studimeve në Fakultetin e Arkitekturës arrin të arsimojë dhe të avancojë kuadro kompetente dhe konkurrente, lehtësisht të përshtatshme për punën profesionale dhe kërkimore shkencore në ekonominë e tregut në vend, regjion e më gjerë. Njëkohësisht, niveli universitar i FA-së, në kuadër të Universitetit të Prishtinës, krijon kushte të mira për vazhdimin e studimeve në nivele më të larta, përmes njohurive lehtësisht të transferueshme në disiplina të përafërta dhe mjedise të ndryshme, mes partnerëve dhe institucioneve.

Fakulteti i Arkitekturës ka Departamentin e Arkitekturës dhe Departamentin e Efiçiencës së Energjisë, respektivisht me programet studimore aktive në vitin akademik 2021/2022, si:

A / Departamenti i Arkitekturës:

1.BSc Arkitekturë - tre (3) vjeçar, me 180 ECTS kredi,

2.MSc Arkitekturë me specializime - dy (2) vjeçar, me 120 ECTS kredi,

3.MSc në Arkitekturë i integruar me BSc - pesë (5) vjeçar, me 300 ECTS kredi.

B/ Departamenti i Efiçiencës së Energjisë:

1.Master Profesional në Efiçiencë të Energjisë, një (1) vjeçar, me 60 ECTS kredi, dhe

2.MSc në Efiçiencë të Energjisë, dy (2) vjeçar, me 120 ECTS kredi (aktualisht në proces të akreditimit).

Për t'u informuar rreth programeve, syllabuseve dhe kurrikulës, klikoni këtu ose në të majtë!

ZHVILLIMI I PROGRAMEVE STUDIMORE NË FAKULTETIN E ARKITEKTURËS
Publikuar me: 09/04/2021 Shkarko