Këshilli studentor

Këshilli i Studentëve të Fakultetit të Arkitekturës është organ i përfaqësimit të studentëve, i cili formohet nga rezultatet e zgjedhjeve studentore, të cilat organizohet në Universitetin e Prishtinës. Në përbërje ka studentët, të cilët propozohen nga organizatat studentore që janë certifikuar për të marrë pjesë në zgjedhjet studentore.

Këshilli i Studentëve i Fakultetit të Arkitekturës zgjedhet me mandat dy (2) vjeçar. Përmes Këshillit si organ përfaqësues, studentët e Fakultetit të Arkitekturës kanë përfaqësuesit të tyre në organet vendimmarrëse të fakultetit, siç është Këshilli i Fakultetit dhe Komisioni i studimeve të Fakultetit.

Gjithashtu studentët e Fakultetit të Arkitekturës janë organizuar edhe në grupe të ndryshme jo formale dhe zhvillojnë aktivitete me interes për studentët, dhe jo vetëm. Email kontakt: www[email protected]