Sekretare e fakultetit

Detyrat e sekretarës së fakultetit

  • Të koordinon, organizon dhe mbikëqyrë punën e personelit të zyrës administrative të Fakultetit,
  • Të përgatitë materialet për mbledhjet e këshillit të Fakultetit dhe të organeve ndihmëse të këshillit të Fakultetit dhe merr pjesë në mbledhje,
  • Të harton procesverbalin dhe ekstraktin e procesverbalit nga mbledhjet e këshillit të Fakultetit dhe të organeve tjera të Fakultetit,
  • Të përgatitë vendimet, konkluzionet dhe rekomandimet nga mbledhjet e këshillit të Fakultetit,
  • Të përpilon propozimet nga mbledhjet e organeve ndihmëse të këshillit të Fakultetit,
  • Të përgatitë vendimet të cilat i nxjerr dekani i Fakultetit në kuadër të kompetencave të tij.
  • Në bashkëpunim me shefat e departamenteve udhëheq dokumentacionin për fitimin e titullit akademik në studimet master në fazat prej paraqitjes së punimit deri në mbrojtjen e punimit.
  • Në bashkëpunim me komisionet përkatëse bën përpilimin e akteve normative të Fakultetit,
  • Të kryen punët administrative dhe juridike nga marrëdhënia e punës dhe mbanë evidencën dhe të dhënat e personelit në pajtim me ligjin dhe aktet e Fakultet dhe të Universitetit.
  • Në bashkëpunim me prodekanin për çështje mësimore përcjellë dhe mban evidencën për procedurën rreth zgjedhjeve dhe avancimeve të personelit akademik