Themelimi i Trupit Këshillëdhënës (TK) në Fakultetin e Arkitekturës

21 Nëntor 2022
SHARE

Më 01 Nëntor 2022, u themelua Trupi Këshillëdhënës i Fakultetit të Arkitekturës (FA) në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”. Në takim morën pjesë 11 anëtarë nga komuniteti i institucioneve dhe/apo bizneseve. Të gjithë anëtarët e përgëzuan këtë iniciativë dhe u shprehën të gatshëm të përkrahin fakultetin në drejtim të përmirësimit të programeve studimore dhe të ofrojnë mundësi për studentët e këtij fakulteti të kryejnë punën praktike në nivelet e veprimtarisë së tyre institucionale. Anëtarët e Trupit Këshillëdhënës janë përfaqësuesit nga institucionet/kompanitë, si: Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinore dhe Infrastrukturës (MMPHI), Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS); Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT); Komuna e Prishtinës; Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës; Biblioteka Kombëtare e Kosovës; Alumil Kosovo, SH.P.K.; M-Technology; BAU HOLDING l.l.c.; Neptun Kosova, SH.P.K.; Bionics SH.P.K.; Culutral Heritage without Borders (CHwB); Inovation Center Kosovo; Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës (a-a-k); ORCA; dhe Studio LINKS 4.

Në takimin e parë themeltar u nënshkruan Marrëveshjet e Mirëkuptimit me të gjithë anëtarët që ishin prezent dhe u zgjodhën organet udhëheqëse të TK-se, përkatësisht kryetare u zgjodh znj. Nafije Gashi Ademi, përfaqësuese e kompanisë Studio LINK 4 dhe nënkryetar u zgjodh zt. Sali Shoshi, përfaqësues i CHwB.

Formimi i këtij trupi u realizua falë bashkëpunimit të ngushtë në mes të Dekanes së FA-së, Prof. Violeta Nushi dhe të koordinimit të grupit menagjues, Prodekanes për çështje mësimore, Prof. Vlora Navakazi; Prodekanes për çështje financiare dhe infrastrukturë, prof. Arta Basha Jakupi; Koordinatores për zhvillim akademik, Prof. Teuta Jashari Kajtazi; Senatores së FA-së, Prof. Florina Jerliu; dy shefave të Departamenteve, Prof. Dukagjin Hasimja dhe Prof. Arta Xhambazi; si dhe ud Sekretares Arta Zabërgja, me anëtarët e TK-se.