Zyrja e Dekanatit
Dekanati përbënë strukturën menaxheriale të zyrës së Dekanit të Fakultetit të Arkitekturës. Përbëhet nga:
1.Prof.Dr. Violeta Nushi - Dekane
2.Prof.Asoc.Dr. Vlora Navakazi - Prodekane për çështje mësimore
3.Prof.Ass.Dr. Arta Xhambazi - Prodekane për infrastruktukrë dhe financa
4.Prof.Asoc.Dr. Teuta Jashari Kajtazi - Prodekane për cilësi dhe bashkëpunim ndërkombëtar
Detyra kryesore e Zyrës së Dekanit është që të udhëheqë Fakultetin e Arkitekturës, në bazë të kompetencave që përcaktohen me Statut dhe rregullore të tjera në fuqi, brenda Universitetit të Prishtinës.
Në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive të përcaktuara me Statut dhe akte të tjera, Dekani i Fakultetit të Arkitekturës, ndihmohet nga prodekanët. Detyrat e prodekanëve caktohen nga Dekani, në bazë të një fushëveprimi të përcaktuar paraprakisht.
Email kontakt: [email protected]