PHOTO GALLERY

Përfundon suksesshëm Konferenca e III-të Ndërkombëtare IPAU 2024 | FutureFrames - AI në
Arkitekturë dhe Evolucion Urban | 7-8 nëntor 2024
Fakulteti i Arkitekturës ka përmbyllur suksesshëm konferencën dy ditore IPAU 2024 “FutureFrames - AI
në Arkitekturë dhe Evolucion Urban” në kuadër të Platformës Ndërkombëtare të Arkitekturës dhe
Urbanizmit (IPAU). Konferenca u zhvillua në datat 7 dhe 8 nëntor 2024.
Qëllimi kryesor i konferencës IPAU 2024 ishte të adresonte ndikimin e thellë që AI ka në fushën e
arkitekturës dhe planifikimin urban, duke përqendruar vëmendjen në avantazhet dhe sfidat e përdorimit
të saj në fushën e dizajnit, analizës së të dhënave dhe përmirësimin e mirëqenies humane. Si një
teknologji transformative, AI ka potencialin për të rikonceptuar qasjet tradicionale në dizajnin
arkitektonik dhe urban, duke lejuar një qasje më të sofistikuar dhe efikase ndaj sfidave komplekse të
mjedisit të ndërtuar.
Konferenca synoi gjithashtu të promovonte dialogun ndërdisiplinor, në mes të hulumtuesve dhe
profesionistëve, duke krijuar kështu një forum për nisma dhe partneritete të reja ndërkombëtare në
kërkimin shkencor dhe praktikën profesionale, të shpalosur në mes të 200 pjesëmarrësve dhe të tjerëve
pjesëmarrës online.
Folësit kryesor të konferencës përfaqësuan një spektër të gjerë institucionesh prestigjioze, duke
përfshirë Arizona State University, USA; TU Wien, Faculty of Architecture and Planning, Vienna, Austria;
The University College London, London, UK; Grande École D'ingénieurs De La Construction (ESTP),
France. Konferenca u përfaqësua edhe me pjesëmarrjen aktive të institucioneve vendore, me znj.
Ministre Nagavci (MASHTI), z. Ministër Aliu (MMPI), znj. Ministre Rizvanolli (ME) dhe znj. Ministre
Hajdari (MINT) dhe Kryetarit të Komunës së Prishtinës z. Rama. Konferencë e nderoj dhe e hapi
zyrtarisht Rektori i UP-së Prof. Hajrullahu.
Folësit tjerë të ftuar ishin nga universitetet prestigjioze, si: The Polytechnic University of Bari, Italy; KU
Leuven, Faculty of Engineering Science, Belgium; The University of Sarajevo, Faculty of Architecture,
Bosna and Herzegovina; University of Zagreb, Croatia; University of Maribor, Slovenia; Paris Malaquais
Architectural School- Paris, France; Amsterdam University of The Arts, Bureau Sla, Netherlands; The
University of Tetovo, Faculty of Applied Science, North Macedonia; dhe Universiteti La Sapienza, Italy.
Prezantuesit me punime për përparimet teknologjike dhe AI në arkitekturë dhe urbanizmi, shpalosën
abstraktet e tyre rreth temave të konferencës, si:
•             Dizajni Gjenerativ – softueri, procesi dhe alternativat e dizajnit
•             Analiza hapësinore – të  dhëna, modele, tendenca dhe lidhje
•             Bioteknologjia – fasadat e gjalla dhe infrastruktura e gjelbër
•             AI dhe Njeriu – shqisat, shëndeti dhe mirëqenia
•             AI dhe Trashëgimia Kulturore – të dhëna, përvoja dhe angazhim
•             Efiçienca e energjisë dhe Qëndrueshmëria – performanca, integrimi dhe optimizimi