Njoftim lidhur me inicimin e procedurës për lejimin e punimit të diplomës

29 Mars 2024
SHARE

Njoftimi lidhur me inicimin e procedurës për lejimin e punimit të diplomës baçelor të studentëve gjatë semestrit të 6-të duhet të përfillin kushtet si në vijim:

 

  1. Studentët e nivelit baçelor duhet t’i kenë të përfunduara të gjitha provimet e semestrit të 5-të
  2. Studentët duhet të kenë të regjistruar semestrin e 6-të
  3. Mësimdhënësit potencial për mentorim duhet të ketë së paku gradën Dr. Sc.
  4. Numri minimal i studentëve për mentor mbetet në varësi të numrit të studentëve, sipas pikës 1, 2 dhe 3
  5. Departamenti i Arkitekturës, në koordinim me shërbimin, i njofton mentorët për numrin minimal të studentëve sipas pikës 2 e 3, pas afateve të provimeve në prill dhe qershor.
  6. Departamenti i Arkitekturës, në koordinim me shërbimin e TI-së, e bënë publikimin në faqen e internetit të Procedurave dhe Dokumenteve të nevojshme për punimin e diplomës baçelor.