Marrëveshje mirëkuptimi-FA-Ndërmarrja Publike Banesore

13 Dhjetor 2023
SHARE

Fakulteti i Arkitekturës në Universitetin e Prishtinës, nënshkroi marrëveshje mirëkuptimi me Ndërmarrjen Publike Banesore (NPB) në Prishtinë, e cila u përfaqësua nga Kryeshefi ekzekutiv, Arton Berisha dhe Menaxheri i Departamentit për Planifikim Projektim dhe Mbikëqyrje, Ermir Bunjaku. Kjo marrëveshje ka për qëllim inkurajimin dhe forcimin e partneriteteve profesionale, zgjerimin dhe përforcimin e programeve hulumtuese e profesionale, si dhe nxitje të bashkëpunimit ndërmjet të të dy institucioneve në disciplinat e ndryshme të Arkitekturës dhe Ndërtimit. 

Përfaqësuesit e NPB-së u pritën nga Prof.Dr. Violeta Nushi, Dekane, Prof.Asoc.Dr. Teuta Jashari Kajtazi, Prodekane për cilësi dhe bashkëpunim ndërkombëtar, si dhe Asst.MSc. Genc Blakaj.