Njoftim

30 Tetor 2023
SHARE

"Me datën 27.10.2023 është bërë shpallja e fituesve të konkursit të hapur kohë më parë "Ndërto të ardhmen", iniciativë kjo e Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës në Universitetin Politektnik të Tiranës, në bashkëpunim me Fakultetin e Arkitekturës në Universitetin e Prishtinës "Hasan Prishtina" dhe Fakultetin e Shkencave të zbatuara në Universitetin e Tetovës, dhe ate në kuadër të marrëveshjes trepalëshe të nënshkruar kohë më parë. 

I tërë organizimi është bërë nga Expocity Albania në Tiranë, me ç'rast nga Fakulteti i Arkitekturës në UP kanë qenë të pranishëm studentët/diplomantët finalist: Ardi Pireva, Endrit Hajzeraj, Besjana Ramadani, Bardha Oshlani, Dhurata Manxholli, Gjelil Gashi, Lindon Mustafa, Naronë Bilalli, Rozafa Reçi, Taulant Haxhiu dhe Arbrora Thaqi, prej të cilëve Naronë Bilalli dhe Taulant Haxhiu kanë marr shpërblimin e dytë derisa të gjithë tjerët kanë pranuar çertifikata për pjesëmarrje të suksesshme.

Në ceremoninë e ndarjes së shpërblimeve Fakulteti i Arkitekturës u përfaqësua nga Dekania, Prof.Dr. Violeta Nushi, si dhe Prodekanet, Prof.Asoc.Vlora Navakazi dhe Prof.Asoc.Dr. Teuta Jashari Kajtazi."