KONKURS I ARKITEKTURËS PËR DIPLOMËN MË TË MIRË

15 Shtator 2023
SHARE

KONKURS I ARKITEKTURËS PËR DIPLOMËN MË TË MIRË

 

Konkursi me titull “Ndërto të ardhmen” është i propozuar nga FAU, FA, FShZ dhe Expocity Albania dhe ka disa qëllime si në vijim:

  • Synohet të përzgjedhet diploma më e mirë pavarësisht madhësisë, fushës, funksionit, etj.
  • Konkursi synon evidentimin e një vepre kreative, të transformuar nëpërmjet një koncepti të qëndrueshëm përmes të të menduarit në mënyrë kritike.
  • Pjesëmarrësve do t’u mundësohet ekspozimi i paneleve 180×80 në një ekspozitë tërheqëse dhe kreative në ambientet e Expocity, me të cilat do të paraqitet cilësia e punimeve të përzgjedhura nga juria.
  • Ekspozita dhe konkursi kanë për qëllim promovimin e talenteve të reja të sapodala nga Fakultetet/Universitetet.

 

PËRMARRËSIT NË KONKURS

Nisma eshte e hapur për të gjithë studentët e diplomuar në Arkitekturë dhe Urbanistikë.

Ata do të konkurrojnë vetem si individë.

Pjesëmarrësit janë të lirë të faqosin posterin e tyre sipas dëshirës i cili do të dorëzohet me datë 27 tetor 2023 

Ekspozita do të jetë e ekspozuar në Expocity Albania prej dates 25 – 27 tetor dhe çmimet do të shpërndahen.

 

ÇMIMET E KONKURSIT

Çmimet që do të fitohen do të jenë të llojeve të ndryshme. Çmimet e para do t’u jepen fituesve në mënyrat e mëposhtme:

600 € për vendin e parë;

3 x 400 € për vendin e 2-të; si dhe

3 x 200 € për vendin e 3-të.

Përveç kësaj, “20 ZGJEDHJET MË TË MIRA” do të zgjidhen dhe do të kenë shikueshmëri në faqen https://fa.uni-pr.edu dhe në faqe të tjera të arkitekturës.

Të gjithë, fituesit dhe ata të “20 ZGJEDHJET MË TË MIRA”, do të marrin një çertifikatë nderi pjesëmarrjeje.

Rezultatet do të shpallen  në Expocity Albania 

Propozimi krijues duhet të paraqitet me një fletë të vetme 180×80 (e vendosur ekskluzivisht ne vertikal), në të cilin përfshihen të gjitha të dhënat e autorit.
Projekti duhet të jetë i shkruar në SHQIP dhe jo më shumë se 250 fjalë brenda fletës 180×80 cm.
Kompozimi është i lirë.
Propozimi mund të bëhet me teknikën e zgjedhur nga kandidatët (diagrame, skica, modele dhe vizualizime 3D, vizatime CAD, etj.).
Hollësirat e mëtejme mbi metodat e prezentimit të projektit tek Expocity, do të tregohen në njoftimet e mëvonshme.

 

SI TË MERRNI PJESË?

Aplikimi për pjesëmarrje në konkursin krijues “Ndërto të ardhmen” duhet të dërgohet në adresën

https://forms.gle/dFvxt6knerAwNAbC8

dhe të përfshijë edhe të dhënat e identifikimit të kandidatëve në rreshtin e temës.

Aplikimet dhe materialet e projektit duhet të dërgohen  deri më 19 Tetor 2023, ora 16.00 

Specifikimet e mëtejshme për ekspozitën dhe shpalljen e fituesve do të ju jepen në kohën e duhur.

Studentët marrin pjesë pa pagesë në konkurs.

 

DATA TË RËNDËSISHME

Afati i dorëzimit: deri me 19 Tetor 2023, ora 16.00 
Afati i ekspozitës tek EXPOCITY: 25 – 27 Tetor 2023
Rezultati: 27 Tetor 2023