Marrëveshje Bashkëpunimi mes Fakultetit të Arkitekturës dhe Planifikimit hapësiror / TU Vienna dhe Fakultetit të Arkitektkurës / Universitetit të Prishtinës.

10 Shtator 2023
SHARE

Në vijmësinë e bashkëpunimeve të gjerëtanishme, me datën 04 Shtator 2023, në Vjenë të Austrisë u nënshkrua Marrëveshja e bashkëpunimit në mes të Fakultetit të Arkitekturës në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” - UP, dhe Fakultetit të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësiror në
Universitetin e Teknologjisë në Vjenë të Austrisë - TU Wien. Kjo marrëveshje u nënshkrua nga Rektori i UP-së, Prof.Dr. Qerim Qerimi, Dekania e Fakultetit të Arkitekturës në UP, Prof.Dr. Violeta Nushi, Prorektori për çështje Akademike në TU WiEN, Univ.Prof.DI Dr. Kurt Matyas, si dhe Dekani i Fakultetit të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësiror në TU Wien, Univ.Prof. Dipl.-Ing. Rudolf Scheuvens.
Marrëveshja në fjalë parasheh që fakultetet nënshkruese të angazhohen në të ardhmën për bashkëpunim shkencor dhe arsimor. Parashihet që të realizohen projekte të përbashkëta kërkimore, shkëmbime të stafit akademik e të studentëve, organizime të konferencave, simpoziumeve, seminareve, botimeve shkencore, e të tjerave të ngjashme.
Delegacioni i Fakultetit të Arkitekturës në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” u përfaqësua nga Dekania, Prof.Dr. Violeta Nushi, Prodekanet, Prof.Asoc.Dr. Vlora Navakazi, Prof.Asoc.Dr. Teuta Jashari Kajtazi dhe Prof.Ass.Dr. Arta Xhambazi, dhe nga Shefi i Departamentit të Arkitekturës, Prof.Ass.Dr. Dukagjin Hasimja. Derisa, delegacioni mikpritës u përfaqësua nga Prorektori për çështje Akademike, Univ.Prof.DI Dr. Kurt Matyas, Dekani Fakultetit të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësiror, Univ.Prof. Dipl.-Ing. Rudolf Scheuvens, si dhe Dekani i Studimeve të Planifikimit Hapësiror, Associate Prof. Dipl.-Ing. Dr. techn. Thomas Dillinger.