Njoftim për aplikuesit për vitin akademik 2023‐24

19 Korrik 2023
SHARE

Provimi pranues i studentëve për studime themelore baçelor në  Fakultetin e Arkitekturës, Programi studimor: ARKITEKTURË, për vitin akademik 2023‐24, mbahet në ndërtesën e Fakulteteve Teknike, Bregu i Diellit p.n., 10000 Prishtinë, me datë 20.07.2023 dhe fillon në ora 12:00.

Sipas konkursit të datës 10/07/2023 me nr.prot. 1/635:

1. Provimi pranues mbahet nga Matematika, Perceptimi i hapësirës dhe Vizatimi i lirë.
2. Të gjithë kandidatët në provim pranues duhet të kenë me vete letërnjoftimin, pa të cilin nuk
mund t'i nënshtrohen provimit pranues dhe konfirmimin e aplikimit!
3. Në kohën e mbajtjes së provimit pranues ndalohet përdorimi i telefonave celularë!

 

Për informata shtesë rreth sallave të provimit pranues klikoni:

Ndarja e aplikuesve nëpër salla

 

Suksese për të gjithë!