Provimi Pranues i studenteve në vitin e parë të studimeve të nivelit MSc në Arkitekturë me Specializime, për vitin akademik 2022/2023, për Fakultetin e Arkitekturës mbahet me datë 03.10.2022 në orën 13:00 në amfiteatrin e Fakultetit të Arkitekturës (FA).
SHËNIM - Për shkak të pandemisë COVID-19 obligohen të gjithë shfrytëzuesit e hapësirës së brendshme të Fakultetit të Arkitekturës të respektojnë masat e veçanta, si:
• mbajtja e distancës gjatë tërë kohës së qëndrimit;
• mbajtja e maskës mbrojtëse gjatë tërë kohës së qëndrimit;
Vërejtje:
1. Për pjesëmarrje në provim, kandidatët duhet të posedojnë/kenë me veti letërnjoftimin si dhe fletë konfirmimin e lëshuar nga shërbimi studentor me rastin e dorëzimit të dokumenteve.
2. Duhet të respektohen rregullat e IKSHPK-së, si në objekt ashtu edhe jashtë tij, si në vijim:
- të gjithë kandidatët në provim pranues janë të obliguar të pajisen me maskë mbrojtëse,
- të gjithë kandidatët në provim pranues janë të obliguar që të respektojnë ruajtjen e distancës 1.5 -2 m.
3. Nuk lejohet hyrja në provim me telefon mobil. Përdorimi i tyre rezulton me përjashtim nga provimi.
4. Nuk lejohet hyrja e personave të tjerë në objekt, përveç kandidateve të paraqitur për provimin pranues.
Njoftim për provimin pranues - Master
