Studentët
Fakulteti i Arkitekturës, njëri nga 14 njësitë akademike në kuadër të Universitetit të Prishtinës, njihet si fakulteti (ex-departamenti) me përvojë 45 vjeçare në përgatitjen e përgatitjes së profilit të arkitektit në Kosovë. Aktualisht fakulteti ka njëzetepesë (25) mësimdhënës (profesorë dhe asistentë) në marrëdhënie të rregullt pune dhe tetëmbëdhjetë (18) mësimdhënës (profesor dhe asistentë) në cilësi të bashkëpunëtorëve të angazhuar; dhe ka afër njëmijedyzet (1240) studentë të regjistruar si aktiv.
Personi i regjistruar në Universitetin e Prishtinës, respektivisht në Fakultetin e Arkitekturës e ka statusin e studentit. Statusi i studentit vërtetohet me librezën e studentit (indeksi apo karta e studentit). Studenti i Fakultetit të Arkitekturës duhet të ketë statusin e studentit të rregullt.
Të drejtat e studentëve
Studentët që janë të pranuar në Universitet kanë të drejtë:
1. Të marrin pjesë në të gjitha ligjëratat, seminaret dhe në mësimet e organizuara në lëndët e programit të zgjedhur të studimit sipas mbarëvajtjes së studimeve;
2. Të shfrytëzojnë bibliotekat universitare dhe shërbimet tjera për studentë:
3. Të marrin pjesë në zgjedhjet për përfaqësuesit studentë në organet universitare, të marrin pjesë rregullisht në mbledhjet e organeve dhe komisioneve ku janë të caktuar si anëtarë dhe t’i kryejnë detyrat e tilla me angazhim dhe në mënyrë të sinqertë. Në rast të konfliktit të interesit në lidhje me përmbajtjen, anëtarët e deleguar të studentëve nuk marrin pjesë në takime të organeve qeverisëse të Universitetit.
4. Studentët gëzojnë të drejtën për të paraqitur ide të reja dhe opinione të debatueshme pa rrezikuar humbjen e vendit të studentit ose privilegjet që mund të gëzojnë nga universiteti;
5. Studentët kanë të drejtë të ankohen lidhur me cilësinë e procesit të mësimdhënies ose për infrastrukturën e universitetit.
6. Studentët gëzojnë të drejtën për të kundërshtuar një vendim apo një veprim të Universitetit ndaj tyre në Ministri dhe në gjykatën kompetente.
Obligimet e studentëve
Studentët që janë të pranuar në Universitet kanë obligim:
1. T’i respektojnë rregulloret e lëshuara nga Universiteti;
2. T’i respektojnë të drejtat e personelit dhe të studentëve të tjerë;
3. T’i kushtojnë vëmendje të duhur studimeve të tyre dhe të marrin pjesë në aktivitetet akademike;
4. T’i vijojnë ligjëratat në pajtim me rregullat e programit specifik të studimeve;
5. Të sillen mirë si në lokalet e Universitetit, ashtu edhe jashtë tyre për të mos e diskredituar Universitetin;
6. T’i respektojnë rregullat e kodit etik;
7. Të paguajnë pagesa dhe tarifa që janë të caktuara.
Për t'u informuar rreth Sistemit Elektronik i Menaxhimit të Studentëve (SEMS), orarit mësimor dhe të provimeve, programeve dhe informatave tjera për studentët, klikoni në anën e majtë!
- Themelimi i Trupit Këshillëdhënës (TK) në Fakultetin e Arkitekturës
- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, viziton Fakultetin e Arkitekturës, Universiteti i Prishtinës
- Representatives from the U.S. Embassy and the American Councils in Kosovo visited the Faculty of Architecture
- Ligjëratë e hapur nga profesori Prof. Maurizio Meriggi & PhD Cand. Rilind Çoçaj