Përfundon me sukses punëtoria "IMAGINE CORAL REEF"

24 Prill 2025
SHARE

Me datat 11–12 prill 2025, në ambientet e Fakultetit të Arkitekturës, UP, u zhvillua me sukses punëtoria ndërkombëtare "IMAGINE CORAL REEF", e organizuar nga Ambasada e Austrisë në Kosovë në partneritet me Fakultetin e Arkitekturës të Universitetit të Prishtinës.


Punëtoria u realizua nga IDRV – Institute of Design Research Vienna, me pjesëmarrjen aktive të studentëve të Fakultetit të Arkitekturës. Punëtoria u udhëhoq nga Julia Sauter, IDRV dhe u mbikëqyr nga mësimdhënësit e FA-së në përbërje të: Prof.Asoc. Teuta Jashari Kajtazi, Asst. Rinë Zogiani dhe Asst. Dasara Pula.


Kjo punëtori u fokusua në parimet e dizajnit rigjenerues (Regenerative Design Principles – RDP), duke ofruar një qasje bashkëkohore dhe ekologjike ndaj procesit të dizajnit. Studentët, të ndarë në grupe, punuan në ridizajnimin e produkteve të përditshme, duke i përafruar ato me nevojat e ekosistemit lokal dhe parimet e qëndrueshmërisë.


Ky aktivitet shënon një hap të rëndësishëm drejt integrimit të perspektivave ekologjike në edukimin arkitektonik dhe dizajnin bashkëkohor. Punimet e realizuara gjatë kësaj punëtorie do të prezantohen në ekspozitën "Coral Reef" që do të mbahet në Prishtinë në vjeshtën e vitit 2025.


Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit dhe bashkëpunëtorët për përkushtimin dhe energjinë e sjellë në këtë proces krijues.