Fakulteti i Arkitekturës me marrëveshje bashkëpunimi me Studion 1010

10 Prill 2025
SHARE

Me kënaqësi ju njoftojmë për nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimin ndërmjet Fakultetit të Arkitekturës - Universiteti i Prishtinës dhe Studios të arkitekturës 1010, që vepron në Graz dhe Prishtinë.

Ky partneritet synon të forcojë bashkëpunimin profesional përmes:

🔹 Angazhimit të studentëve në projekte reale dhe aplikative
🔹 Shkëmbimit të njohurive dhe resurseve profesionale
🔹 Organizimit të përbashkët të punëtorive dhe ekspozitave 
🔹 Promovimit të qasjeve ndërdisiplinare në zgjidhjet arkitekturore

Ky hap i rëndësishëm është në përputhje me misionin tonë për të krijuar kuadro të përgatitura për sfidat bashkëkohore të arkitekturës dhe urbanizmit të qëndrueshëm.

 

🤝 Falënderojmë ekipin e studios 1010 për partneritetin dhe presim me entuziazëm projektet e përbashkëta që do të sjellin vlera për komunitetin tonë dhe më gjerë.