Në kuadër të memorandumit të bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Prishtinës dhe Fakultetit të Arkitekturës të Universitetit të Prishtinës, shpallet konkursi studentor për ideprojektet e ndërhyrjeve të vogla urbane – të njohura si “xhepa urbanë” – që synojnë përmirësimin e cilësisë së jetës dhe funksionimit të hapësirave publike në kryeqytet.
THIRRJE PËR KONKURS STUDENTOR - Intervenime për Përmirësimin e Kualitetit Urban në Prishtinë
