Fakulteti i Arkitekturës, UP do të marrë pjesë në ekspozitën eksploruese të BIG!

10 Prill 2025
SHARE

Njoftoheni se me ftesë ekskluzive nga BIG SEE, Fakulteti i Arkitekturës, UP do të prezantojë vizionet e studentëve për të ardhmen e qyteteve në Kosovë në një ekspozitë prestigjioze arkitektonike.

Në kuadër të këtij aktiviteti, ata do të vizualizojnë zhvillimin e mundshëm të qyteteve të Kosovës, duke adresuar sfidat urbane dhe duke propozuar zgjidhje inovative për transformimin e hapësirave publike. Punimet e tyre do të fokusohen në ruajtjen e karakteristikave unike të qyteteve, simboleve kulturore dhe stileve arkitekturore që pasqyrojnë identitetin e tyre.

Ky proces krijues dhe kërkimor zhvillohet nën mbikëqyrjen e mësimdhënësve Prof.Asst. Ardita Byci Jakupi, Prof.Asst. Rron Beqiri, Asst. Dasara Pula Hamza dhe Rina Brovina. 

Fakulteti i Arkitekturës është i nderuar nga ftesa e BIG,e cila reflekton besueshmërinë e organizatorëve të nivelit të lartë kundurall kapaciteteve tona profesionale dhe akademike, duke konfirmuar kështu cilësinë dhe potencialin edhe të studentëve tanë.

Të gjithë pjesëmarrësve ju dëshirojmë shumë suksese, duke qenë të bindur se Fakulteti do përfaqësohet denjësisht me zhvillimet e arkitekturës dhe urbanizmit kosovar në këtë ngjarje prestigjioze!

📌 BIG (BIG SEE) është një platformë ndërkombëtare e cila promovon inovacionin, kreativitetin dhe ekselencën në arkitekturë, dizajn dhe zhvillim urban. Ekspozitat dhe çmimet e saj sjellin në vëmendje projektet më të mira nga Evropa Juglindore, duke krijuar një rrjet të fuqishëm bashkëpunimi ndërmjet profesionistëve të fushës.

📌 Për më shumë informata rreth programit dhe ekspozitës, vizitoni: BIG SEE