Nismë Frymëzuese nga Këshilli Studentor i Fakultetit të Arkitekturës, UP

04 Prill 2025
SHARE

Nismë Frymëzuese nga Këshilli Studentor i Fakultetit të Arkitekturës, UP

Me rastin e Ditës Botërore të Shëndetit, studentët e Këshillit Studentor të Fakultetit të Arkitekturës po tregojnë fuqinë e solidaritetit dhe humanizmit, përmes organizimit të një aksioni vullnetar për dhurimin e gjakut.

DHURO GJAK, SHPETO JETË! është më shumë se një thirrje – është një akt i thjeshtë që mund të bëjë një ndryshim të madh në jetën e dikujt.

Ftojmë të gjithë studentët, stafin akademik dhe administrativ të bashkohen në këtë iniciativë dhe të japin kontributin e tyre!

📅 7 Prill 2025

⏰ 12:00 – 15:00

📍 Amfiteatri i Fakultetit të Arkitekturës

🩸 Një gjest i vogël, një ndikim i madh!

Përgëzime të përzemërta për Këshillin Studentor të Fakultetit të Arkitekturës për këtë organizim të jashtëzakonshëm!