Marrëveshje Mirëkuptimi në mes të Fakultetit të Arkitekturës dhe Public Space Equity (PSE)

30 Janar 2025
SHARE

Fakulteti i Arkitekturës i Universitetit të Prishtinës (FA-UP) ka nënshkruar Marrëveshje Mirëkuptimi me OJQ-në Public Space Equity (PSE), institut që operon në Mitrovicë dhe angazhohet për rikthimin dhe sjelljen në jetë të hapësirave publike të Kosovës përmes hulumtimit ndërdisiplinor, strategjive inovative të dizajnit urban dhe avokimit.
Kjo marrëveshje ka për qëllim forcimin e partneriteteve dhe krijimin e mundësive të reja për zhvillimin e nismave kërkimore, profesionale dhe edukative në mes të FA-UP dhe Institutit PSE.
Përmes krijimit të mundësive të angazhimit të studentëve dhe profesionistëve të fushës, marrëveshja parasheh potencialin e kontributit të tyre profesional dhe kërkimor në projekte inovative dhe ndërdisiplinare, e të cilat kanë për fokus nxitjen e qytetarisë aktive dhe zhvillimin e politikave urbane në funksion të ekuitetit shoqëror.
Pikat kryesore të bashkëpunimit përfshijnë:
 Angazhimin e studentëve në projekte dhe aktivitete kërkimore dhe profesionale;
 Shkëmbimin e resurseve dhe kapaciteteve profesionale;
 Organizimin e seminareve, punëtorive dhe konferencave të përbashkëta.
Fakulteti i Arkitekturës, UP mbetet i hapur dhe i angazhuar rreth mundësive për bashkëpunime simotra, ndërsa ky momentum shënon njhërit krenarinë e ndërsjelltë për sukseset e studenteve ALUMNI të FA-së drejt ndërtimit të kapaciteteve profesionale dhe themelimit të nismave të cilat kanë për mision përfshirjen e komunitetit dhe trajtimin profesional të hapësirave publike.