MARRËVESHJE E RE PËR INOVACION NË ARKITEKTURË DHE TEKNOLOGJI

18 Dhjetor 2024
SHARE

Në një hap të ri drejt përparimit në fushën e ndërtimeve të parafabrikuara dhe inovacionit, Fakulteti i Arkitekturës në Universitetin e Prishtinës dhe kllasteri Prefab Kosova kanë zyrtarizuar bashkëpunimin e tyre përmes një Marrëveshjeje të Mirëkuptimit.
Në emër të Fakultetit të Arkitekturës, marrëveshja u nënshkrua nga dekanja Prof. Violeta Nushi, ndërsa Kllasteri Prefab Kosova u përfaqësua nga znj. Sytrime Dervisholli. Ky bashkëpunim synon të krijojë një urë të qëndrueshme mes akademisë dhe industrisë, duke ofruar mundësi për bashkëpunim në frymën e arkitekturës bashkëkohore, teknologjisë së ndërtimit dhe efikasitetin energjetik.
Ceremonia e nënshkrimit u bë me në ambientët e Fakultetit të Arkitekturës. Të pranishëm ishin edhe Prodekanja për cilësi dhe bashkëpunim ndërkombëtar, Prof. Flaka Xërxa Beqiri dhe përfaqësuesi i USAID Complete, zt.Dren Pozhegu që mbështet bashkëpunimin.
Ky partneritet premton të sjellë ide të reja, projekte inovative dhe një platformë të përbashkët për kërkime dhe zhvillim, duke i hapur rrugë studentëve dhe profesionistëve për të eksploruar horizonte të reja në arkitekturë dhe teknologji.