Ju ftojmë të merrni pjesë në ligjëratën e hapur të Akademik Andrija Mutnjakovič, projektues i Bibliotekës Kombëtare në Kosovë dhe arkitekt Rilind Çoçaj me titull “National Library of Kosova, Architectural Catalysts and Identity". Ligjërata organizohet nga Biblioteka Kombëtare e Kosoves dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në kuadër të shënimit të Ditës së Bibliotekës në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”.
Ligjërata mbahet më 26.11.2024, në Modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës, Universiteti i Prishtinës, me fillim në ora 09:00.