Në Fakultetin e Arkitekturës është duke u zhvilluar një punëtori bashkëpunuese mes Universitetit të Prishtinës, KIT- Karlsruhe Institute of Technology, The Odessa State
Academy of Civil Engineering and Architecture dhe UBT, e cila është e fokusuar në zhvillimin e qëndrueshëm urban të lagjes Mat në Prishtinë.
Kjo punëtori ka bashkuar studentët dhe profesionistët e fushës për të hulumtuar sfidat kryesore urbane për lagjen duke punuar në strategji që forcojnë lidhjet e lagjes me
zonat e tjera të qytetit, për trajtimin e hapësirave publike dhe atyre të gjelbra, dhe për koncepte të reja të mobilitetit që do të nxisin përdorimin e transportit publik dhe do të
ulin përdorimin e makinave. Këto diskutime janë pjesë e një vizioni më të gjerë për rolin e Matit në zhvillimin e ardhshëm të Prishtinës.
Fakulteti i Arkitekturës - Universiteti i Prishtinës është mirënjohës për këtë bashkëpunim dhe pret me padurim rezultatet e kësaj punëtorie.