Ju njoftojmë se afati për regjistrimin e semestrit dimëror të vitit akademik 2024/25, për studentët e të gjitha niveleve të studimit, do të jetë i hapur në Sistemin Elektronik për Menaxhimin e Studentëve (SEMS) prej datës 13.9.2024 deri më 30.9.2024.
1. Për regjistrimin në vitet vijuese të studentëve aktivë të të gjitha niveleve të studimit, do të zbatohen kushtet dhe kriteret e njëjtat sikurse ato për vitin akademik 2023/24, të përcaktuara me vendimet respektive të Senatit të UP-së.
2. Për caktimin e kushteve dhe kritereve për lejimin e vazhdimit të studimeve për studentët të cilët e kanë humbur statusin e studentit sipas përcaktimeve të dispozitave të Statutit dhe akteve të tjera në fuqi, do të merret vendim i veçantë nga Senati i UP-së, me datë 17.9.2024.