Raporti i Komisionit për Ndarjen e Bursave Universitare, niveli i studimeve master, për Vitin Akademik 2023/2024 në Fakultetin e Arkitekturës
Komisioni nga Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës ka përfunduar Raportin për ndarjen e Bursave Universitare për studentët e nivelit master në Fakultetin e Arkitekturës për vitin akademik 2023/2024. Për të parë Raportin, ju lutemi vizitoni këtu
Këshillë Juridike:
Studentët të cilët konsiderojnë se kanë pasur të drejtë përfitimi të bursës universitare dhe nuk janë përfshirë në listën e studentëve përfitues, kanë të drejtë të bëjnë ankesë.
Afati për dorëzimin e ankesave është 48 orë pas publikimit të listave në ueb faqen e UP-së. Ankesat duhet të dorëzohen në ndërtesën e Rektoratit të UP-së, zyra nr. 19.
Fakulteti i Arkitekturës i përgëzon studentët përfitues të bursës për suksesin e arritur.