Me datë 12.07.2024, në Fakultetin e Arkitekturës të Universitetit të Prishtines “Hasan Prishtina”, përfaqësuar nga Dekania, Prof.Dr. Violeta Nushi dhe Prodekania për Cilësi dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar, Prof.Asoc.Dr. Teuta Jashari Kajtazi, u pritën në takim, Drejtori Ekzekutiv i MADEN Group, Ideal Vejsa, si dhe Orgesa Ferati, Arkitekte.
Në këtë takim, u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit, në kuadër të të cilit do të zhvillohen bashkëpunimet përmes dakordimit të përbashkët në harmoni me planet zhvillimore të të dy palëve.