Konkursi kombëtar i Arkitekturës ''Riciklo - Kreativ 2024

11 Qershor 2024
SHARE

Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës (FAU), Universiteti Politeknik i Tiranës, në bashkëpunim me programin B4Students, si dhe me mbështetjen e Tirana East Gate (TEG), organizojnë konkursin kombëtar të arkitekturës me studentët “Riciklo – Kreativ ‘24” me temën e riciklimit të mbetjeve urbane dhe mjedisore.

Konkursi synon të përfshijë studentë të të gjitha profileve të degës së Arkitekturës, pjesë e të gjitha IAL-ve në Shqipëri. Studentët janë të ftuar të projektojnë në këtë konkurs një ulëse për ambiente publike urbane si ambente të jashtëme universitare, sheshe e parqe apo edhe në vënde publike buzë ballinave ujore, të përbërë ekskluzivisht nga një material i ripërdorshëm.

Konkursi krijues do të shpallë 3 çmime të para.

Regjistrimi nga studentët kryhet në link-un si vijon: https://forms.gle/48VuuDg83JLRbrAY8

Afati i fundit për regjistrim është data 30 Qershor 2024.

 

KONKURS I ARKITEKTURËS SË MATERIALEVE TË RICIKLUESHME

 

Konkursi Kombëtar i Arkitekturës “Riciklo – Kreativ ‘24” propozohet nga Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës në Universitetin Politeknik të Tiranës dhe programi B4Students dhe ka disa qëllime:

1. Të vendosë studentët në kontakt me konceptin e "materialeve për tu hedhur" dhe në të njëjtën kohë, të ndërgjegjësojë qytetarët për raportin ndaj prodhimit të tepërt të këtyre mbetjeve urbane.

2. Ti krijojë mundësinë studentëve për aftësim praktik nëpërmjet krijimit të një vepre kreative - një ulëse për ambiente publike urbane ne formen e nje elementi kreativ, në shërbim të qytetarëve, të përbërë tërësisht nga materiale të riciklueshme, të transformuara nëpërmjet një koncepti të qëndrueshëm, me përmasa jo me te medha se  2.5m x 2.5m x 2.5m.

3. Ti krijojë mundësinë studentëve të promovohen profesionalisht e maketet (prototype) në një ekspozitë kreative në mjediset e Tirana East Gate (TEG), nëpërmjet së cilës do të rritet ndërgjegjësimi mbi ripërdorimin masiv të materialeve si plastika, goma, xhami, druri, metalet,guri, betoni, tulle etj., në ambientin tonë të jetesës.

 

PJESËRMARRËSIT NË KONKURS

Konkursi Kombëtar i Arkitekturës “Riciklo – Kreativ ‘24” është një aktivitet krijues, i hapur për të gjithë studentët në Shqipëri, Kosove, Maqedonine e Veriut dhe Mal i Zi, të regjistruar si individ apo në grupe me deri në 3 anëtarë. Grupi mund të jetë i përbërë nga studentë të të njëjtit Fakultet apo Fakultete të ndryshme. Pjesëmarrësit janë të lirë ta mendojnë pozicionimin e veprës në çdo lloj ambjenti publik jashte e brenda. Megjithatë, do të jetë e nevojshme të zgjidhen vendndodhje "me ndikim të lartë", në mënyrë që mesazhi të përçohet në audiencën më të gjerë të mundshme. Ekspozita me maketet (prototype) e modeleve të propozua do të qëndrojë e hapur në TEG për 15 ditë. Maketet duhet të përgatiten në shkallë 1:1, me përmasa jo më të mëdha se: 2.5m x 2.5m x 2.5m dhe të realizuara me aterialin e riciklueshëm që propozohet. Së bashku me maketin (prototype) do të ekspozohen edhe posterat shoqërues përkatës (në format A1).

 

ÇMIMET E KONKURSIT

Konkursi Kombëtar i Arkitekturës “Riciklo – Kreativ ‘24” do të shpallë 1 çmim të parë, 2 çmime të
dyta dhe 2 çmime të treta. Çmimet në para do t'u jepen fituesve në mënyrat e mëposhtme:

▪ 800 € për vendin e parë;
▪ 2 x 500 € për vendin e dytë;
▪ 2 x 400 € për vendin e tretë.

Të gjithë studentët të cilët do të ekspozojnë maketet (prototype) do të pajisen me certifikatë vlerësimi për pjesëmarrje në konkurs. Për fituesit do të jepen certifikatat përkatëse, sipas vendeve. Përzgjedhja dhe shpallja e fitueseve do të bëhet në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, që do të organizohet në ditën e fundit të ekspozitës në mjediset e Tirana East Gate (TEG). Projektet më të mira do të promovohen nga FAU, BERC, B4Students dhe TEG.

 

PARAQITJA E PROJEKTIT

Propozimi krijues duhet të paraqitet me maket në shkallë 1: 1, me përmasa jo më të mëdha se: 2.5m x 2.5m x 2.5m,  të realizuar me materialin e riciklueshëm që propozohet, si  dhe në një fletë të vetme A1, e cila do të emërtohet me një kod identifikimi të ekipit projektues. Pra, fleta A1 dhe maketi janë anonime, nuk pranohen elemente identifikuese përveç projektit.

Kodi i identifikimit të projektit do të jetë një numër 5 shifror, i cili do të propozohet nga vetë aplikanti/projektuesi apo grupi i projektimit, në momentin e regjistrimit në konkurs.

Dorëzimi i koncept-idesë të projektit (fleta A1) dorëzohet në Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës (FAU) brenda afatit të shpallur.

Dorëzimi i projektit përtej këtij afati nuk është i lejueshëm.

Projekti duhet të jetë i shkruar në SHQIP ose ANGLISHT dhe jo më shumë se 250 fjalë brenda posterit A1.

Mënyra e kompozimit të posterit është e lirë. Propozimi mund të bëhet me teknikën e zgjedhur nga kandidatët (diagrame, skica, modele dhe vizualizime 3D, vizatime CAD, etj.).

Aplikantët do të informohen me email për detaje të mëtejshme lidhur me ekspozitën në TEG.

 

SI TË MARRËSH PJESË

Aplikimi për pjesëmarrje në konkursin krijues “RICIKLO - KREATIV” duhet të dërgohet në adresën https://forms.gle/CivqmcQHNczt8LBo8.

Aplikimet dhe materialet e projektit duhet të dërgohen deri më 1 Tetor 2024 në TEG. Specifikimet e mëtejshme mbi ekspozitën dhe shpalljen e fituesve do të jepen në një kohë të dytë.
Pjesëmarrja në konkurs është pa pagesë.

 

 

DATA TË RËNDËSISHME

  • Regjistrimi online: brenda datës 30 Qershor 2024
  • Afati i dërgimit të projekt-idesë (fleta A1): brenda datës 20 Korrik 2024
  •  Pērzgjedhja/ shpallja e finalistëve: brenda datës 31 korrik 2024
  • Dorēzimi i maketit (prototipit):  brenda datës 08 - 31 Shtator 2024
  • Periudha e ekspozitës në TEG: brenda datës 01-15 Tetor 2024
  • Shpallja e fituesve: data 15 Tetor 2024, TEG
  • Periudha e ekspozitës në FAU: datat 17 - 30 Tetor 2024

 

 

VLERËSIMI

Vlerësimi i fituesve do të ketë 2 komponentë:

70 % e vlerës do të jetë nga Juria e ngritur (e cila do të përcaktohet deri me datë 30 Qershor 2024).
30 % e vlerës do të jetë nga publiku, i cili do të vizitojë live tek TEG, ekspozitën dhe do të votojë në ambientet e expozitës.