Memorandum i Bashkëpunimit

16 Maj 2024
SHARE

Fakulteti i Arkitekturës në Universitetin e Prishtinës nënshkruan Memorandum të Bashkëpunimit me Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës – AGK.
Dekania e Fakultetit të Arkitekturës në Universitetin e Prishtinës, Prof.Dr. Violeta Nushi ka nënshkruar Memorandum të Bashkëpunimit me Kryetarin e Bordit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha.
Memorandumi i Bashkëpunimit mundëson thellimin e bashkëpunimit dhe zbatimin e projekteve të përbashkëta në interes të të dyja palëve.
Ky Memorandum, ka filluar të zbatohet që nga muaji prill i këtij viti, derisa në ambientet e Modelariumit të Fakultetit të Arkitekturës do të mbahet Kongresi Vjetor i Federatës Evropiane të Gazetarëve, i cili njëherësh për herë të parë po mbahet në Kosovë.