𝐁𝐄̈𝐇𝐔 𝐏𝐉𝐄𝐒𝐄̈ 𝐄 𝐋𝐎𝐉𝐄̈𝐒 𝐒𝐇𝐏𝐄̈𝐑𝐁𝐋𝐘𝐄𝐒𝐄 𝐃𝐇𝐄 𝐅𝐈𝐓𝐎 𝐍𝐉𝐄̈ 𝐁𝐔𝐑𝐒𝐄̈ 𝐍𝐄̈ 𝐕𝐋𝐄𝐑𝐄̈ 𝟑𝟎𝟎 €

08 Maj 2024
SHARE

Të nderuar studentë,

Panairi EXPOKOS në edicionin e tij të 23, do të ndajë 𝟑 𝐁𝐔𝐑𝐒𝐀 për 𝐬𝐭𝐮𝐝𝐞𝐧𝐭𝐞̈𝐭 e universiteteve në Kosovë!

📢 Kriteret për të qenë pjesë e lojës janë:

✅ Të jeni studentë në nivelet: Bachelor (viti i dytë e sipër), Master ose Phd me notë mesatare 8.0
✅ Të bëni like postimin dhe follow faqet Expokos dhe CEO - Congress & Event Organization
✅ Të bëni tag 3 kolegë studentë
✅ Të plotësoni personalisht formularin për lojë shpërblyese në pikën regjistrimit si vizitorë në hyrje të Panairit EXPOKOS
(të gjithë studentët përmes platformës SEMS / SIMS ose të ngjashme duhet të dëshmojnë për vitin/nivelin e studimeve dhe notën mesatare, gjithashtu duhet të kenë një dokument identifikimi për verifikim)
✅Të jeni student në njërin nga drejtimet e mëposhtme


🔹 Arkitekturë
🔹 Inxhinier i arkitekturës
🔹 Eficiencë e energjisë
🔹 Prodhimtari dhe Inxhinieri Industriale me Menaxhment
🔹 Termoenergjetikë dhe Energji të Ripërtëritshme

🔹 Dizajn inxhinierik dhe Automjete
🔹 Dizajni i enterierit
🔹 Komunikacion dhe transport
🔹 Mekatronikë
🔹 Komunikacion rrugor
🔹 Konstruksione
🔹 Hidroteknikë
🔹 Gjeodezi
🔹 Inxhinieri e ambientit
🔹 Inxhinieri Kompjuterike dhe Softuerike
🔹 Automatikë dhe Robotikë
🔹 Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit
🔹 Elektroenergjetike


EXPOKOS i dedikohet këtyre sektorëve: NDËRTIMIT, ENERGJISË, MAKINERISË, MBROJTJES E SIGURISË 🔧⚡️🚧🛡

 

📅 Ora e vizitës për studentë: 10:00 – 16:00, datat 15 dhe 16 maj 2024
📍 Vendndodhja: Salla 1 Tetori, Prishtinë
🏆 Tërheqja e fituesve: 16 maj, ora 16:00, në ambientet e panairit EXPOKOS
🔔 Mjetet derdhen në llogarinë bankare të fituesve brenda 5 ditëve pas përfundimit të panairit.


Mos e humbni këtë mundësi të jashtëzakonshme për të fituar! 🔝💰