Marreveshje Mirekuptimi - Fondi i Kosovës për Efiçencë të Energjisë - FKEE

15 Mars 2024
SHARE

"Me datë 14.03.2024, në Fakultetin e Arkitekturës të Universitetit të Prishtines “Hasan Prishtina”, përfaqësuar nga Dekania Prof.Dr. Violeta Nushi dhe Prodekania për Cilësi dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar, Prof.Asoc.Dr. Teuta Jashari Kajtazi, u pritën në takim, Drejtori Menaxhues i Fondit të Kosovës për Efiçienë të Energjisë (FKEE), Driton Hetemi dhe përfaqësuesja nga Departamenti i Operacioneve, Njomza Maraj. 

 

Në këtë takim, të dy institucionet nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi, duke adresuar synimin e përbashkët për ngritjen e efiçiencës së energjisë në vend. Ky memorandum, mes tjerash, do të adresojë: ngritjen e kapaciteteve përmes konsultimeve profesionale ndërinstitucionale, si dhe mundësimin e praktikës profesionale të studentëve të arkitekturës në FKEE. 

 

Këto dhe shumë ide të tjera, do të zhvillohen gradualisht përmes dakordimit të përbashkët në harmoni me planet zhvillimore të të dy institucioneve".