Ligjeratë e hapur në Fakultetin e Arkitekturës
Urbanthinktank_next së bashku me Ambasadën e Austrisë në Prishtinë, Fakultetin e Arkitekturës së Universitetit të Prishtinës dhe Kosovo Architecture Foundation, organizojnë ligjeratën e hapur “Utt_X / Urbanization, Ecologization, Digitalization” të arkitektëve Hubert Klumpner dhe Michael Walczak.
Ligjërata mbahet në Fakultetin e Arkitekturës (Nënkulm), me datë 10.12.2024 me fillim në ora 11:00. Hubert Klumpner është arkitekt dhe bashkëthemelues i praktikës arkitektonike Urbanthinktank_next. Si bashkë-kurator i ekspozitës “100 Ide për Ballkanin Perëndimor”, ai njihet ndërkombëtarisht si një nga krijuesit e “Social Turn” në arkitekturë, një lëvizje që pati avancimin e saj në vitin 2010 me ekspozitën "Small Scale, Big Change: New Architectures of Social Engagement" në MoMA, NY, dhe është Profesor i Arkitekturës dhe Planifikimit Urban në Institutin Zviceran të Teknologjisë / ETH Zurich.
Urbanthinktank_next ka marrë shumë çmime dhe shpërblime, si Pema e Artë në Bienalen e Arkitekturës në Venecia, Çmimi i Artë Holcim për Amerikën Latine, dhe Çmimi për Ndërtesën më të Mirë Arsimore nga Muzeu i Arkitekturës dhe Dizajnit në Çikago. Disa nga punimet e fundit të realizuara përfshijnë "Fabrica de Cultura", Shkolla e Karnavaleve e nominuar për MCHAP, dhe Projekti i Korridorit të Gjelbër ONDA në Medellin, Kolumbi.
Michael Walczak, është arkitekt dhe bashkëthemelues i praktikës arkitektonike Urbanthinktank_next dhe bashkë-kurator i ekspozitës “100 Ide për Ballkanin Perëndimor”. I doktoruar mbi "Digital Urban Imaginaries" nga Universiteti i Arteve të Aplikuara në Vjenë / AT ai ka marrë çmimin shtetëror nga Ministria e Shkencës dhe Arsimit të Austrisë. Puna e tij lidh kërkimin dhe praktikën në fushën e arkitekturës dhe Projektimit Urban, duke bashkë-zhvilluar softuerin „EnerPol“ për simulime urbane në
shkallë të gjerë. Aktualisht, ai drejton Projektin e Transformimit Urban në Sarajevë / Digital Twin, dhe jep mësim në ETH Zurich dhe Fakultetin e Arkitekturës të Universitetit të Sarajevës. Gjatë hapjes së Bienales së Arkitekturës në Venecia në vitin 2023, ai prezantoi "Studio Mobil”, një platformë dialogu për arkitekturën dhe të drejtat e njeriut dhe të mjedisit në Kampusin Global të të Drejtave të Njeriut në Venecia.