Vizita e Delegacionit Austriak në Fakultetin e Arkitekturës

16 Nëntor 2023
SHARE

Vizita e Delegacionit Austriak në Fakultetin e Arkitekturës

 

Fakulteti i Arkitekturës në Universitetin e Prishtinës priti një Delegacion përfaqësuar nga Ambasada e Austrisë në Kosovë, më saktësisht Ambasadori Z. Georg Schnetzer.

Delegacioni është udhëhequr nga dhe në përbërje, si në vijim:

Z. Christoph Thun-Hohenstein, Shef i delegacionit, Drejtor i Përgjithshëm për Çështjet Ndërkombëtare të Kulturës, Ministria për Çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare

Z. Alexander Wojda, Zëvendës Shef i delegacionit, Drejtoria e Përgjithshme - Çështjet Ndërkombëtare të Kulturës, Shef i Njësisë për Marrëveshjet Kulturore, Shkencore dhe Teknike dhe Shërbimin e Jashtëm, Ministria për Çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare.

Znj. Karin Zimmer, Drejtoria e Përgjithshme – Arte dhe Kulturë, Drejtuese e Njësisë për Politikat Ndërkombëtare Kulturore, Ministria e Arteve, Kulturës, Shërbimit Civil dhe Sportit

Z. Stephan Neuhäuser, Drejtoria e Përgjithshme – Kërkimi Shkencor dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Departamenti për Çështjet Ndërkombëtare Dypalëshe në Arsim, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Kërkimit

Znj. Clarissa Castek, Zëvendës Shefe e Misionit, Ambasada Austriake në Prishtinë, si dhe Z. Simon Mraz, ekspert

Në kuadër të Marrëveshjes së nënshkruar në mes të Austrisë dhe Kosovës vite më parë, Delegacioni më sipër ka vlerësuar Fakultetin e Arkitekturës për elaborim të mundësive për bashkëpunim në të ardhmen, në fushën e arkitekurës dhe dizajnit, e në veçanti të projekteve të radhës të planifikuara në Prishtinë në vitin 2025, ‘Imagine dignity and regeneration’, si dhe bashkëpunime të tjera në interes të të dyja palëve.

Delegacioni u prit nga Dekania, Prof.Dr. Violeta Nushi, si dhe Prodekanet, Prof.Asoc.Dr. Vlora Navakazi, Prof.Asoc.Dr. Teuta Jashari Kajtazi dhe Prof.Ass.Dr. Arta Xhamabazi.