Arta Zabërgja

Arta Zabërgja

Sekretare e Fakultetit U.D.

Nr.kontaktues:

+381 38 224 751

  • Administron dhe e menaxhon në përgjithësi Zyrën administrative të Fakultetit, duke siguruar se funksionet e caktuara përmbushen në mënyrë efektive dhe efikase;
  • Përgatitë rekomandim dhe i sugjeron dekanit nxjerrjen e Rregullores rreth sistematizimit të vendeve të punës brenda Zyrës administrative;
  • Përfaqëson Fakultetin në organet gjyqësore dhe në organet e administratës sipas autorizimit të Sekretarit të përgjithshëm të UP-ës;
  • Përgatitë materialet për mbledhjet e Këshillit të Fakultetit dhe të organeve ndihmëse, harton procesverbal dhe ekstrakt të procesverbalit, vendime, konkluzione dhe rekomandime nga mbledhjet e Këshillit të Fakultetit dhe të organeve të tjera të Fakultetit;
  • Përgatitë vendimet të cilat i nxjerr Dekani i Fakultetit në kuadër të kompetencave të tij dhe bën hartimin e akteve të propozuara normative të Fakultetit;
  • Harton shkresa dhe akte tjera normative në nivel të shkallës së parë lidhur me padi, vendime, ankesa dhe parashtresa etj.;
  • Në bashkëpunim me zyrtarin e lartë për studime master dhe doktoratë e udhëheq dokumentacionin për fitimin e titullit akademik në studimet master dhe të doktoratës, në fazat prej paraqitjes së punimit deri në mbrojtjen e punimit;
  • Udhëheqë dosjet e personelit dhe mban evidencë dhe të dhëna të personelit në pajtim me ligjin, si dhe i udhëheq statistikat për punën e Fakultetit;
  • Realizon kërkesat ligjore të personelit akademik, administrativ dhe teknik të Fakultetit, për çështje të caktuara të parapara me akte normative në kuadër të legjislacionit pozitiv;
  • Në bashkëpunim me prodekanin për mësimdhënie, prodekanin për shkencë dhe zyrtarin për mësim, e përcjell dhe kujdeset për procedurën rreth zgjedhjeve dhe avancimeve të personelit akademik dhe zbatimin e konkursit për angazhimin e bashkëpunëtoëve të jashtëm për nevoja të Fakultetit;
  • Merr pjesë në zbatimin e konkursit për pranimin e studentëve të rinj në Fakultet;
  • Bën verifikimin dhe konfirmimin e raportit me të dhënat për lëshimin e certifikatave së diplomës dhe diplomës;
  • Bën verifikimin e dokumenteve të studentëve për vlefshmërinë e tyre, duke iu referuar kërkesave të zyrës përgjegjëse të UP-ës, institucioneve vendore dhe atyre ndërkombëtare;
  • Me kërkesë të organeve të rendit dhe organeve të tjera të përfshira, ofron dokumentacion dhe të dhëna të tjera të nevojshme për verifikim, duke respektuar parimin e konfidencialitetit dhe ruajtjes së sekretit profesional; ◦ Bën konfirmimin e vërtetësisë së dokumentit lëshuar nga fakulteti me kërkesë të MASHT-it; ◦ Kryen edhe punë të tjera në kompetencë të sekretarit, sipas kërkesës së mbikëqyrësit.

JURISTE – UP - Fakulteti Juridik