Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, viziton Fakultetin e Arkitekturës, Universiteti i Prishtinës

25 Nëntor 2022
SHARE

Jashtëzakonisht të nderuar me vizitën e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen dhe Kryeministrit Kurti, Ministrës Nagavci dhe Ministrës Rizvanolli, në kampusin e Fakultetit të Arkitekturës.

Jashtëzakonisht mbesim falendrues për financimin e Bashkimit Evropian, fal të cilit kampusi ynë tanimë ka sistemin kogjenerues të ngrohjes qendrore të qytetit të Prishtinës, përderisa Qeveria e Republikës së Kosovës, nëpërmjet bashkëpunimit me Bankën Botërore, ka investuar në efiçiencën e energjisë së mbështjellësit të objekteve në kuadër të kampusit të FA-së. 

Projekti i Kogjenerimit i financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian është me të vërtetë një hap në drejtimin e duhur! Ajo ka siguruar furnizimin me ngrohje shumë të nevojshme për qytetarët e Kosovës gjatë stinës së dimër në përgjithësi, dhe në veçanti për 700 studentë aktiv, 45 profesorëve dhe 15 punonjësve administrativë në Fakultetin e Arkitekturës. Është dhënë një shembull i prekshëm i një zgjidhjeje afatgjatë ndaj sfidave me të cilat ballafaqohet Kosova lidhur me efiçencën e energjisë dhe emetimet e CO2. Ka dhënë shpresë për zgjerimin e mëtejshëm të zhvillimit të qëndrueshëm dhe ndërgjegjësimin për vlerat elementare për mbrojtjen e mjedisit!

Edhe në fakultetin tonë ne shohim gjithnjë e më shumë prova, pikërisht si zbatimi i Projektit të kogjenerimit – investim ky kapital me një kthim të argumentuar, ashtu edhe si në kurrikulat tona – kapitali I investimit në edukim dhe përtej teorisë dhe praktikave të ngushta. Na mbetet të shikojmë drejt ndërtimit të shoqërisë elitare për të ardhmen, pa modesti, aty ku institucioni ynë është dëshmuar si një vizionar i provuar me profesionistë dhe hulumtues të përkushtuar, në fushën e urbanizmit, qëndrueshmërisë, dizajnit, trashëgimisë, teknologjinë e informacionit dhe efiçiencën e energjisë.

Ju faleminderit të gjithë pjesëmarrësve për respektin e treguar!