Projekti i ri nga Fakulteti i Arkitekturës, UP: "Youth Initiatives for Public Spaces" (SPACE)!

29 Prill 2025
SHARE

Jemi të lumtur të njoftojmë pjesëmarrjen tonë në projektin SPACE, një iniciativë që synon fuqizimin e të rinjve për përmirësimin e vendbanimeve joformale në Ballkanin Perëndimor.

Fakulteti i Arkitekturës në Universitetin e Prishtinës, i përfaqësuar nga Prof. Asst. Ardita Byci Jakupi, Prof. Asst. Rron Beqiri, Asst. Dasara Pula Hamza dhe Prof. Asst. Dukagjin Hasimja, do të kontribuojë në zhvillimin e këtij projekti, i cili është mbështetur nga programi Erasmus Plus dhe bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian. Qëllimi i projektit është ndërtimi i një platforme e-learning dhe organizimi i aktiviteteve lokale për të fuqizuar të rinjtë në proceset vendimmarrëse dhe në transformimin e hapësirave urbane.

 

Në bashkëpunim me gjashtë partnerë rajonalë dhe ndërkombëtarë, projekti synon të nxisë përfshirjen aktive të studentëve dhe studiuesve të rinj në planifikimin dhe zhvillimin e hapësirave publike – duke ndihmuar në krijimin e komuniteteve më të qëndrueshme, gjithëpërfshirëse dhe të gjalla në Ballkanin Perëndimor