Me kënaqësi njoftojmë se prezantimi i punimit hulumtues me temë "Konceptimi i hapësirave të përbashkëta si mënyrë e transformimit të jetës publike në qytetin e Junikut" i studenteve të Fakultetit të Arkitekturës – Arlinda Qarri, Arxhentina Qorraj dhe Kaltrina Kadriu – u realizua me sukses në Modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës, nën udhëheqjen e Dr. Techn. Ilir Gjinolli, Arch. Dipl. Eng.
Ngjarja u zhvillua përpara një auditori të mbushur me studentë, profesorë, profesionistë të fushës së arkitekturës dhe urbanizmit, si dhe përfaqësues nga Komuna e Junikut, të cilët kontribuan në një diskutim të frytshëm mbi potencialin e hapësirave publike dhe ndikimin e tyre në jetën urbane.
Diskutimi nxori në pah rëndësinë e projektimit të hapësirave të përbashkëta si faktor kyç në transformimin urban dhe përmirësimin e cilësisë së jetës në qytet. Prezantimi u prit me interes të madh, duke nxitur reflektime të vlefshme dhe ide të reja për zhvillimin e mëtutjeshëm të hapësirave publike.
Faleminderit të gjithëve që morën pjesë dhe kontribuan në këtë ngjarje akademike dhe profesionale!
PREZANTIMI I SUKSESSHËM I STUDIMIT PËR HAPËSIRAT PUBLIKE NË JUNIK
