Jemi të lumtur t’ju ftojmë të bëheni pjesë e Panairit Kombëtar të Punës dhe Karrierës 2025, një ngjarje madhore që synon t’ju afrojë më shumë me tregun e punës dhe mundësitë konkrete të zhvillimit profesional.
Data: 4 qershor 2025
Vendi: Salla “1 Tetori”, Prishtinë
Panairi organizohet nga Agjencia e Punës e Republikës së Kosovës dhe Universiteti i Prishtinës, në bashkëpunim me Odën Ekonomike Gjermano-Kosovare, dhe me mbështetjen e Qeverisë Gjermane përmes GIZ (Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit).
Pse duhet të merrni pjesë?
- Lidhu drejtpërdrejt me punëdhënësit – Takoni përfaqësues të kompanive vendore dhe ndërkombëtare që janë në kërkim të talentëve të rinj.
- Zbuloni mundësi të reja karriere – Informohuni për praktika, punësime të mundshme dhe trajnime profesionale.
- Prezantoni vetveten – Shfrytëzoni rastin për të ndarë CV-në tuaj dhe për të ndërtuar kontaktet tuaja të para profesionale.
- Pjesëmarrja është falas! – Thjesht merrni me vete kurreshtjen, entuziazmin dhe dëshirën për të nisur rrugëtimin tuaj profesional.
Ky panair është një derë e hapur drejt mundësive që mund të ndikojnë realisht në të ardhmen tuaj – mos e humbni këtë rast!
Ndërsa për pjesëmarrje në këtë ngjarje, ju lutemi regjistrohuni duke plotësuar formën e regjistrimit në web faqen panairipunes.com
Shkarkoni videon tutorial dhe regjistrohuni:
Informacione të mëtejshme