Ju njoftojmë me kënaqësi se Fakulteti i Arkitekturës është partner institucional në Konferencën e 5-të Ndërkombëtare për Trashëgiminë Arkitekturore Islame – ISLAH 2025, e cila do të mbahet më 28–29 nëntor 2025, në Polytechnic School of Sousse, Tunizi.
Tema globale e konferencës për këtë edicion është Qëndrueshmëria (Sustainability) dhe fokusohet në çështje aktuale që lidhen me:
- Qëndrueshmërinë në dizajn
- Qëndresën urbane dhe mjedisore
- Arkitekturën islame në epokën moderne, dhe
- Edukimin dhe përfshirjen komunitare
Ftojmë stafin akademik të konsiderojë pjesëmarrjen me punime shkencore. Afati për dorëzimin e abstrakteve është shtyrë deri më 26 maj 2025.
Të gjitha detajet dhe udhëzimet për aplikim i gjeni në faqen zyrtare të konferencës:
https://www.islah25.polytecsousse.tn