
- Administron dhe e menaxhon në përgjithësi Zyrën administrative të Fakultetit, duke siguruar se funksionet e caktuara përmbushen në mënyrë efektive dhe efikase;
- Përgatitë rekomandim dhe i sugjeron dekanit nxjerrjen e Rregullores rreth sistematizimit të vendeve të punës brenda Zyrës administrative;
- Përfaqëson Fakultetin në organet gjyqësore dhe në organet e administratës sipas autorizimit të Sekretarit të përgjithshëm të UP-ës;
- Përgatitë materialet për mbledhjet e Këshillit të Fakultetit dhe të organeve ndihmëse, harton procesverbal dhe ekstrakt të procesverbalit, vendime, konkluzione dhe rekomandime nga mbledhjet e Këshillit të Fakultetit dhe të organeve të tjera të Fakultetit;
- Përgatitë vendimet të cilat i nxjerr Dekani i Fakultetit në kuadër të kompetencave të tij dhe bën hartimin e akteve të propozuara normative të Fakultetit;
- Harton shkresa dhe akte tjera normative në nivel të shkallës së parë lidhur me padi, vendime, ankesa dhe parashtresa etj.;
- Në bashkëpunim me zyrtarin e lartë për studime master dhe doktoratë e udhëheq dokumentacionin për fitimin e titullit akademik në studimet master dhe të doktoratës, në fazat prej paraqitjes së punimit deri në mbrojtjen e punimit;
- Udhëheqë dosjet e personelit dhe mban evidencë dhe të dhëna të personelit në pajtim me ligjin, si dhe i udhëheq statistikat për punën e Fakultetit;
- Realizon kërkesat ligjore të personelit akademik, administrativ dhe teknik të Fakultetit, për çështje të caktuara të parapara me akte normative në kuadër të legjislacionit pozitiv;
- Në bashkëpunim me prodekanin për mësimdhënie, prodekanin për shkencë dhe zyrtarin për mësim, e përcjell dhe kujdeset për procedurën rreth zgjedhjeve dhe avancimeve të personelit akademik dhe zbatimin e konkursit për angazhimin e bashkëpunëtoëve të jashtëm për nevoja të Fakultetit;
- Merr pjesë në zbatimin e konkursit për pranimin e studentëve të rinj në Fakultet;
- Bën verifikimin dhe konfirmimin e raportit me të dhënat për lëshimin e certifikatave së diplomës dhe diplomës;
- Bën verifikimin e dokumenteve të studentëve për vlefshmërinë e tyre, duke iu referuar kërkesave të zyrës përgjegjëse të UP-ës, institucioneve vendore dhe atyre ndërkombëtare;
- Me kërkesë të organeve të rendit dhe organeve të tjera të përfshira, ofron dokumentacion dhe të dhëna të tjera të nevojshme për verifikim, duke respektuar parimin e konfidencialitetit dhe ruajtjes së sekretit profesional; ◦ Bën konfirmimin e vërtetësisë së dokumentit lëshuar nga fakulteti me kërkesë të MASHT-it; ◦ Kryen edhe punë të tjera në kompetencë të sekretarit, sipas kërkesës së mbikëqyrësit.
JURISTE – UP - Fakulteti Juridik
Postimet e fundit
- Themelimi i Trupit Këshillëdhënës (TK) në Fakultetin e Arkitekturës
- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, viziton Fakultetin e Arkitekturës, Universiteti i Prishtinës
- Representatives from the U.S. Embassy and the American Councils in Kosovo visited the Faculty of Architecture
- Ligjëratë e hapur nga profesori Prof. Maurizio Meriggi & PhD Cand. Rilind Çoçaj