Mundësi e Jashtëzakonshme për Studentët Tanë – Thirrje për Aplikim për Bursën MODIUM 2025

01 Qershor 2025
SHARE

Të dashur studentë,

Fakulteti i Arkitekturës i Universitetit të Prishtinës ka kënaqësinë të ju informojë për një mundësi të jashtëzakonshme: hapjen e aplikimeve për bursën vjetore që ofrohet nga Zyra e Arkitekturës MODIUM, në bashkëpunim me fakultetin tonë. Kjo bursë synon të mbështesë dhe inkurajojë studentët e dalluar të vitit të katërt në drejtimin e Arkitekturës.Bursa në vlerë prej 2,000 euro ofrohet për një numër të përzgjedhur aplikantësh dhe shoqërohet me mundësi për punë praktike pranë studios MODIUM. Përveç bursës, puna praktike do të paguhet me një shumë simbolike prej 150 euro në muaj. Gjatë punës praktike, në varësi të performances së tyre, bursistët mund të shpërblehen me lidhje të kontratës për punë të mëtutjeshme.

 Kriteret për aplikim:

  • Të jenë studentë të regjistruar në Universitetin e Prishtinës

  • Të kenë vërtetim të regjistrimit në vitin e IV (semestri i VIII - të)

 Dokumentacioni i nevojshëm:

  • Çertifikata e notave nga fakulteti

  • Portfolio

  • CV

 Fazat e aplikimit:

  • Aplikimi online: 01.08.2025 – 30.08.2025

  • Prezantimi i punimeve nga kandidatët e përzgjedhur: (në mes të shtatorit, data saktë do të caktohet në koordinim me orarin e provimeve)

  • Shpallja e fituesve: 30.09.2025

 Informata shtesë:

  • Aplikimi bëhet përmes email-it: [email protected]

  • Dokumentacioni i pakompletuar nuk do të shqyrtohet

  • Emrat e fituesve do të publikohen në faqen zyrtare të Fakultetit të Arkitekturës dhe MODIUM

Ju inkurajojmë që të shfrytëzoni këtë mundësi të veçantë për zhvillimin tuaj profesional!