Bashkëpunimi me universitetet tjera
Fakulteti i Arkitekturës ndjek rrugën e bashkëpunimeve dhe marrëveshjeve të Universitetit, duke e zgjeruar atë në drejtim të institucioneve dhe fakulteteve të arkitekturës, urbanizmit dhe planifikimit hapësinor, efiçiencës së energjisë, qëndrueshmërisë, trashëgimisë kulturore dhe teknologjisë.
Fakulteti i Arkitekturës ka bashkëpunim me institucione rajonale dhe ndërkombëtare, duke përfshirë universitete evropiane dhe ato me bazë në SHBA. Marrëveshjet janë lidhur për të lehtësuar sa vijon:
- Shkëmbimet e Stafit akademik dhe studentëve për qëllime studimi dhe kërkimimore
- Projekte dhe publikie të përbashkëta kërkimore
- Pjesëmarrje të përbashkët në konferenca, simpoziume, seminare shkencore dhe punëtori
- Programe të përbashkëta akademike, kurse dhe zhvillim të kurrikulave,
- Ndarje e metodologjive dhe didaktikave të mësimdhënies për të rritur cilësinë e mësimdhënies dhe të nxënit
- Forma të tjera të bashkëpunimit të fakulteteve me interest ë ndërsjellë.
Në vijim është lista e institucioneve të ndryshme arsimore dhe profesionale me të cilat Fakulteti i Arkitekturës i Universitetit të Prishtinës ka marrëveshje bashkëpunimi:
Marrëveshje me Fakultetet e Arkitekturës dhe Urbanistikës
Europë
- Fakulteti i Arkitekturës dhe Planifikimit, Universiteti i Teknologjisë në Vjenë, (TU WIEN), Vjenë, Austri, 08.09.2023
- Fakulteti i Arkitekturës, Technische Universitat Dresden, Dresden, Gjermani, 29.09.2022
- Fakulteti i Arkitekturës, Universiteti i Lubjanës, Lubjanë, Slloveni, 16.01.2023
- Fakulteti i Arkitekturës dhe Dizajnit, Universiteti Fatih Sultan Mehmet Vakif, Stamboll, Turqi, 17.01.2023
- Fakulteti i Arkitekturës, Universiteti Teknik i Lindjes së Mesme (METU), Ankara, Turqi (në proces)
- Fakulteti i Arkitekturës, KU Leuven, Bruksel/ Gent, Belgjikë28.03.2024
- Karlsruhe Institute of Technology, Karlsruhe, Gjermani, 18.03.2024
- Brno University of Technology, Brno, Republika Çeke (në proces)
USA
- The Boston Architectural College, Boston, Massachusetts, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 29.04.2022
Në regjion dhe në kuadër të Universitetit të Prishtinës
- Fakulteti i Ndërtimtarisë, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë, Kosovë, 23.03.2022
- Fakulteti i Shkencave të Aplikuara, Universiteti i Tetovës, Tetovë, Maqedonia e Veriut, 17.03.2023
- Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës, Universiteti Politeknik i Tiranës, Tiranë, Shqipëri, 20.03.2023
- Universiteti POLIS, Tiranë, Shqipëri, 19.12.2024