Partneritete

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” synon të krijojë bashkëpunim me universitetet rajonale dhe ndërkombëtare. UP, në koordinim me universitetet e huaja, ka nënshkruar marrëveshje të përgjithshme që mbështesin format e mëposhtme të bashkëpunimit:

  • Shkëmbimi i studentëve dhe mësimdhënësve.
  • Shkëmbimi i stafit administrativ dhe profesional.
  • Organizimi i përbashkët i kurseve, vizitave studimore, konferencave dhe seminareve.
  • Pjesëmarrje në konferenca shkencore, simpoziume dhe seminare:
  • Projekte të përbashkëta kërkimore, duke përfshirë aplikimet për financim qeveritar dhe fondacione.
  • Shkëmbimi i përvojës dhe informacionit mbi planprogramet, metodologjinë e mësimdhënies dhe teknikat e aplikuara në procesin didaktik.
  • Shkëmbimi i botimeve shkencore.
  • Forma të tjera të bashkëpunimit universitar me interes të ndërsjellë

Informacionet për të gjitha marrëveshjet dypalëshe, Rajotte dhe Asociacionet në të cilat ka dhe është anëtar Universiteti i Prishtinës mund të gjenden në vegëzat e mëposhtme:

https://uni-pr.edu/page.aspx?id=1,62

https://uni-pr.edu/page.aspx?id=1,142

Fakulteti i Arkitekturës në kuadër të bashkëpunimeve që ka Universiteti i Prishtinë, ka kooperim më të theksuar me Universitetet rajonale dhe ndërkombëtare, sikur janë:

  • Universiteti Politeknik i Tiranës, Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës, Tiranë, Albania;
  • Technical University of Wien (TU Wien), Fakulteti i Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor,
  • University of Ljubljana, Fakulteti i Arkitekturës, Lubjanë, Slloveni;
  • Ss. Cyril and Methodius University in Skopje, Fakulteti i Arkitekturës, Shkup, Maqedonia e Veriut;
  • Leipzig University of Applied Sciences, Fakulteti i Arkitekturës dhe Shkencave Sociale, Leipzig, Gjermani;
  • Fakulteti i Ndërtimtarisë, Liege, Belgjikë (marrëveshje në proces të përditësimit);
  • Politecnico di Milano, Itali (marrëveshje në proces të përditësimit);
  • Fakulteti i Ndërtimtarisë, Transportit dhe Arkitekturës (ish-Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit) Maribor, Slloveni (marrëveshje në proces të përditësimit);
  • University of Applied Sciences in Anhalt, Fakulteti i Arkitekturës, Dessau, Gjermani;
  • University of Applied Sciences and Arts, Fakulteti i Arkitekturës, Dortmund, Gjermani;
  • Universitety of Sarajevo, Fakulteti i Arkitekturës, Sarajevë, BIH;
  • University of Zagreb, Fakulteti i Arkitekturës, Zagreb, marrëveshje në proces të përditësimit) Kroaci;
  • Universiteti Shtetëror i Tetovës, Fakulteti i Shkencave të Zbatuara, etj.

Këto Universitete janë të gatshme për ofrimin dhe shkëmbimin e përvojave në shumë aspekte sikur janë: proceset e mësimit, ofrimi i mundësive për studime të niveleve të ndryshme, mobilitetin e personelit, studentëve dhe administratës, organizimin e konferencave shkencore, si dhe aspekte tjera të fushave akademike dhe profesionale.