e Marrëveshjes së Mirëkuptimit me kompaninë TULLAT.COM, duke formalizuar një partneritet të rëndësishëm institucional në fushën e materialeve ndërtimore, inovacionit dhe zhvillimit të qëndrueshëm.
Fakulteti i Arkitekturës dhe TULLAT.COM, bazuar në parimet e respektimit të pavarësisë institucionale dhe të përfitimit reciprok, janë dakorduar për angazhime të përbashkëta që përfshijnë: angazhimin e studentëve në projekte hulumtuese dhe profesionale; shkëmbimin e resurseve dhe kapaciteteve profesionale; organizimin e seminareve, punëtorive, studiove, ekspozitave dhe konferencave; si dhe zhvillimin e iniciativave të përbashkëta që nxisin inovacionin dhe avancimin profesional në fushën e arkitekturës dhe ndërtimit .
TULLAT.COM është një kompani e specializuar në ofrimin e zgjidhjeve bashkëkohore në fushën e materialeve ndërtimore, me fokus të veçantë në tullat arkitekturore cilësore dhe ndërtimin e qëndrueshëm. Si partner zyrtar i kompanive ndërkombëtare si Vandersanden, Roben Tonbaustoffe dhe King Klinker, kompania kontribuon në promovimin e inovacionit, efikasitetit energjetik dhe përgjegjësisë mjedisore në sektorin e ndërtimit .
Ky bashkëpunim krijon një platformë të re për ndërlidhjen e akademisë me industrinë, duke mundësuar integrimin e materialeve dhe teknologjive bashkëkohore në procesin mësimor dhe duke përgatitur studentët për sfidat reale të tregut të punës.
Marrëveshja është nënshkruar nga dekanja e Fakultetit të Arkitekturës, Prof. Dr. Violeta Nushi dhe përfaqësuesi i TULLAT.COM, z. Esat Ahmeti, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe zhvillimit të qëndrueshëm në fushën e arkitekturës dhe ndërtimit. Kjo marrëveshje është ndërjmetësuar nga Prof. Asst. Dukagjin Hasimja, dhe është fasilituar nga prodekanja për bashkëpunim ndërkombëtar dhe cilësi, Prof. Asst. Dr. Flaka Xërxa Beqiri.
Ky partneritet përfaqëson një angazhim të përbashkët për avancimin e njohurive, zhvillimin profesional dhe promovimin e praktikave inovative në shërbim të studentëve, komunitetit akademik dhe sektorit të ndërtimit në përgjithësi.




