Marrëveshje Mirëkuptimi ndërmjet Fakultetit të Arkitekturës dhe OJQ "Art i Ngujuar – Artistët për Artistë"

18 Qershor 2025
SHARE

Fakulteti i Arkitekturës i Universitetit të Prishtinës ka nënshkruar një Marrëveshje Mirëkuptimi me organizatën joqeveritare Art i Ngujuar – Artistët për Artistë, me qëllim të forcimit të bashkëpunimit ndërdisiplinor dhe zhvillimit të aktiviteteve të përbashkëta në fushën e artit, arkitekturës dhe kulturës.

Kjo marrëveshje do të mundësojë:

▪️Angazhimin e studentëve në programe dhe projekte profesionale të përbashkëta

▪️Shkëmbimin e resurseve dhe kapaciteteve profesionale midis institucioneve

▪️Organizimin e seminareve, punëtorive, ekspozitave dhe konferencave me karakter bashkëpunues

▪️Si dhe zhvillimin e qasjeve ndërdisiplinare për zgjidhje krijuese dhe kulturore

Ky bashkëpunim vjen si rezultat i përkushtimit të dyanshëm për avancimin e dijes, kulturës dhe bashkëpunimit profesional në shërbim të studentëve dhe komunitetit më të gjerë.

FA-UP mbetet e përkushtuar në zgjerimin e rrjeteve të bashkëpunimit që kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm profesional dhe krijues të studentëve tanë.