Memorandum Mirëkuptimi me organizatën 7 Arte

08 Korrik 2022
SHARE

Me kënaqësi ju njoftojmë se Fakulteti i Arkitekturës-Universiteti i Prishtinës ka nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi me organizatën 7 Arte . Qëllimi i kësaj marrëveshje është inkurajimi dhe forcimi i partneriteteve akademike, zgjerimi dhe përforcimi i programeve hulumtuese e profesionale, në frymën tashmë të vendosur përmes projektit të përbashkët “Mitrovica 2022”. Gjithashtu. Qëllim mbetet nxitja e mëtejme e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve, veçanërisht në disiplinat e ruajtjes dhe zhvillimit të trashëgimisë kulturore urbane, me synimin që të ofrohen zgjidhje përmes qasjeve ndër-disiplinare dhe ndër-sektoriale.