Jemi të lumtur të ju njoftojmë se me 17 qershor 2022 Fakulteti i Arkitekturës-Universiteti i Prishtinës ka nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi me Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë (Stacion CCA Prishtinë) që ka për synim bashkëpunimin për zhvillimin e programit Shkolla Verore si Shkollë që organizohet nga Stacion CCA Prishtinë. Gjithshtu, qëllimi i kësaj marrëveshje është inkurajimi dhe forcimi i partneriteteve akademike, zgjerimi dhe përforcimi i programeve hulumtuese e profesionale për përfitim reciprok dhe nxitje të bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve, me synim avancimin e programeve kritike ndërdisiplinore.
Sipas marrëveshjes, edicioni i këtij viti i programit Shkolla Verore si Shkollë do të mbahet në hapësirat e Universitetit të Prishtinës - Fakulteti i Arkitekturës (FA) nga 8 deri me 21 gusht 2022.
